Flash

Veliaj i ka futur qytetarët në kurth

Lapsi.al 14 September 2016
Veliaj i ka futur qytetarët në kurth

Nga Sokol Shameti / Bllokojnë sheshin "Italia". Bllokojnë sheshin "Nënë Tereza". Ngushtojnë një korsi në çdo rrugë se do rishtrojnë nga e para tubacionet e ujit. Ngushtojnë kryqëzimin e Pallatit me shigjeta. Bllokojnë sheshin Skënderbej. Mbajnë bllokuar unazën e vogël. Dhjetëfishojnë praninë policore në çdo kryqëzim për të dubluar shpesh në mënyrë kontradiktore çdo semafor. E shumëfishojnë kohën që një makinë mund të lëvizë nga pika A në pikën B. Shumëfishojnë shpenzimet në karburant, amortizim e aksidente. E bëjnë të pamundur sjelljen normale të kujtdo që ia do puna të lëvizë me automjet. Më pas janë gjithmonë aty të gatshëm dhe me një gëzim të lig për të ndëshkuar rëndë çdo sjellje jonormale të shkaktuar po prej tyre në këtë qytet që e kanë kthyer në një grackë të qëllimshme. Shkatërrojnë nervat e një qyteti të tërë të vendosur në pozicion shah-mat. Dhe pastaj kanë kurajon të kërkojnë respektim të rregullave. Urdhëro???

Të këshilluara

Ku gaboi Shqipëria e De Biasit?

Nga Sulejman Starova/ Ishte një ndeshje paradoksale sa i përket lojës që zhvilluam dhe rezultatit që morëm. Shqipë...

11:39

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI