Flash

Unë dëshmoj për shkatërrimin e trashëgimisë kultutore!

Lapsi.al 17 August 2016
Unë dëshmoj për shkatërrimin e trashëgimisë

Menjëherë pas këtij momenti nuk kishin të ndalur ndërtimet shumëkatëshe brenda zonës arkeologjike të këtij qyteti, duke shkatërruar dhe zhbërë një pjesë të paimagjinueshme të situatës urbane antike dhe materialit arkeologjik të nëntokës. Është krimi më i madh për të gjithë kohët, jo vetëm për vendin tonë, por në rang evropian e më gjerë.

Këtu filloi e mori rrugën drama e madhe e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

1

PALLATI MBI MURET E ANASTASIT, e shekullit VI Pas.Krishtit.

Kush e ka dhënë lejen?   Artan Shkreli si drejtor i IMK.

Kur është ndërtuar?       Në kohën kur ishte drejtor i IMK-së Artan Shkreli.

Projekti i kujt është?        I studios ku punonte Artan Shkreli.

A ka reaguar Ministria apo IMK?  Asnjëherë.

2

Para dhe pas ndërtimit të pallatit mbi murin antik, Durrës.

34

MOZAIKU TEK PALLATI I SPORTIT, Durrës

I dëmtur pothuajse i tëri nga ndërtimi i një vile të madhe, edhe pse ishte prej shumë kohësh i

vënë në mbrojtje dhe i rrethuar me gardh metalik e me tabelën “MONUMENT KULTURE, MBROHET NGA SHTETI”.

Kush e ka dhënë lejen?  Gjerak Karaiskaj.

Kur është ndërtuar? Kur ishte shefe urbanistike L. Miraj e drejtor i IMK A. Shkreli.

Projekti i kujt është? Nga Bashkia Durrës.

A ka reaguar Ministria apo IMK? Asnjëherë.

Periudha kur u zbulua mozaiku tek Pallati i Sportit Durrës.

Arkeologu Vangjel Toci e zbuloi, Prof. e Arkeolog Gjerak Karaiskaj dha lejen e ndërtimit dhe e shkatërroi.

5

Vendi ku ndodhej mozaiku romak, tani mbi të është ngritur një vilë shumë e “bukur” e ish kryetarit të Bashkisë Durrës.

6

NDËRTIM MBI MURET E KALASË BIZANTINE, PRANË ME AMFITEATRIN

Kush e ka dhënë lejen? Gjerak Karaiskaj

Kur është ndërtuar? Kur ishte drejtor i IMK-se A. Shkreli

Projekti i kujt është? Privat

A ka reaguar Ministria apo IMK? Asnjëherë.

7

8

VEPRIMTARIA SHKATËRRUESE NË NJË NGA MONUMENTET MË TË BUKURA TË PERIUDHËS PALEOKRISTIANE. NUK U DENANCUA ASNJËHERË NGA MINISTRIA AKTUALE EDHE PSE JA KANË RAPORTUAR

9 10 11 12

13

Në lidhje me çfarë u bë tek parcela ku dikur ishte Lulishtja “1 Maji” janë bërë shumë komente në

media. Ka pasur debate e diskutime, kundërshtime e anatemime. Por në të gjithë atë zhurmë, me më shumë protagonizëm ishin ata që e shikonin këtë rast se si të perfitonin kapital, qoftë edhe politik. E kanë bazuar zhurmën më shumë tek opinione subjektive që i drejtonin jo aty ku duhej, por merreshin me gjëra dhe interesa personale.

Opinioni im ka qenë e mbetet i njëjtë me atë të kompanisë e cila realizoi gërmimin dhe studimin e të gjithë materialit arkeologjik. Nga ana e tyre ka pasur një rezultat të paparë dhe shumë dobiprurës për të gjithë kuadrin studimor të Durrësit antik.

Vendimin për të mos u ndërtuar mbi ato rrënoja arkeologjike e kishte në dorë ligjërisht shteti dhe vetëm shteti. Për një shumë, më duket afërsisht 2 milion euro për të shpronësuar parcelën dhe të konservohej ashtu siç doli nga gërmimi, u la të zbatohej projekti i pallatit poshtë.

Rastet e shkatërrimeve të ambienteve urbane me vlera historike e arkitekturore janë me dhejtra e

dhjetra . Të gjitha janë me leje kalimi apo dhe mbyllje sysh nga lart.

Që të mos vinte puna deri tek rasti për të cilin ndjeshmëria e publikut ka arritur maksimumin,

Stadiumi “Qemal Stafa” duhej që më parë të reagohej shumë fort për fillesat e këtij fenomeni

kriminal. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur dhe vjen puna që sot ne shohim ditën për diell të

demostrohet hapur arroganca e babëzisë pushtetore, e zbukuruar me ligjërata e recitime boshe, por që në brendësi janë mpleksur fort me injorancën dhe xhahilellëkun primitiv. Mjerë ky vend.

Ishte po e njëjta mënyrë dhe zbukurim me ligjërata e justifikime kur u shkatërrua Kinema “17

Nëntori”, Kinema “Partizani”, rruga e “Barrikadave”, ndërtimi i kullave binjake etj. Ministria e

Kulturës jo më larg se një muaj dha leje ndërtimi të ri mu në mesin e qendrës historike të

Gjirokastrës duke shkelur në mënyrën më flagrante rregulloren dhe kriteret të cilat janë të

sanksionuara nga UNESCO. Mendoni se në çfarë niveli është institucioni kryesor për ruajtjen e vlerave kulturore të këtij vendi. Nuk ka reaguar asnjëherë për shkeljet që janë bërë më parë me ndërtime brenda zonave të mbrojtura apo dhe shkatërrimeve në sitet arkeologjike.

Ka aq shumë për të thënë. Jemi në gjendje të mjerë. Është përzier aq shumë llumi me çdo gjë saqë po humbasim çdo shpresë për të shpëtuar vlerat tona kombëtare. Është kthyer në një teatër të stërmadh absurd ku sharlatanët sillen lart e poshtë si studiues të fushës, maskarenjtë e shkatërruesit e vlerave, ligjërojnë dhe bëjnë poza duke derdhur edhe lot krokodili për trashëgiminë tonë kombëtare. Kërkojnë “ndjesë” gjithnjë pasi e kanë menderosur apo dhe e kanë kryer krimin.

Ka aq shumë për të thënë e komentuar në lidhje me fenomenin e përdhosjes së trashëgimisë

kulturore në vendin tonë.Por në të gjithë këtë histori një gjë është e qartë, burimi dhe shkaktari i të gjithë katraurës, të cilën tani po e përjetojmë me një dhimbje të madhe duke parë se si, pa pritur e pa pandehur, ta zhdukin nga sytë një nga objektet monument dhe simbol i një produkti kulturor historik, siç është Stadiumi “Qemal Stafa”. Per realizimin e këtij krimi duhej një lojë si e prestigjiatorëve, të cilët e lënë publikun e ri më gojë hapur kur shohin që del një majmun nga xhepi i tyre./ Nga Ark. Restaurator, Reshat GEGA - Dritare.net

Të këshilluara

“Jashtë dashnoret nga administrata”

Nga Artan Fuga Ja unë shoh qe neper ministri ka borde e komisione qe formohen me perfaqesues te interesave private. Qytetarin e thjeshte as te pragu i der...

16:34

“Stalini” brenda Erdoganit

Nga David L. Phillips* “Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.Pas përpjekjes së dështrua...

13:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI