Flash

A është 2016-ta viti më i keq në histori?

Lapsi.al 16 August 2016
A është 2016-ta viti më i keq në histori?

Media sociale ziejnë me pyetjen: a është ky viti më i keq në histori? 2016-a, deri më tani ka qenë një vit tejet sfidues: një krizë e madhe e refugjatëve, lindur prej vuajtjeve në Siri dhe Irak; rritja e terrorizmit në Evropë, një kontinent i shastisur prej Brexit-it; një grusht shteti i dështuar dhe pasojat e tij në shtetin shumë të rëndësishëm strategjikisht, Turqinë; shpërthimi i Zikës; rritja të tensioneve racore në Shtetet e Bashkuara; uria në Nigerinë veriore. Dhe gjithë këto, pa përmendur shqetësimin kryesor të disa njerëzve, vdekjet e njerëzve të famshëm. Perspektiva e Donald Trump dhe Vladimir Putin, si udhëheqësit respektivë të SHBA dhe Rusisë, sugjeron se gjërat mund të shkojnë edhe më për keq, para se të përmirësohen. Ato ditë shpresëdhënëse, kur Ronald Reagani dhe Mihail Gorbaçovi i zgjatën duart njëri-tjetrit, përtej Perdes së Hekurt duken një kohë shumë e largët. (marre nga bota.al)

Studimi i historisë, megjithatë, ofron një farë perspektive. Kur Vdekja e Zezë erdhi në Evropë në vitin 1347 – një konkurrent i fortë për titullin “viti më i keq në histori” – ajo vazhdoi duke vrarë rreth një të tretën e popullsisë së kontinentit, në pak më shumë se tre vjet, pasi kishte shkatërruar tashmë, pjesën më të madhe të Azisë. Më pranë kohës sonë, gjatë vitit 1942 dhe 1943, Holokausti arriti kulmin, teksa Vehrmacht shtynte gjithnjë e më tej në lindje, në Bashkimin Sovjetik, para se të ndalej në Stalingrad. Çdokush që ka lexuar “Bloodlands” me autor Timothy Snyder, ose “Shoah” të Claude Lanzmann, e di se, përkundër përpjekjeve të ISIS, ne jemi shumë larg prej masakrave të tilla në shkallë të gjerë. Perspektiva e dikujt varet, sigurisht, edhe nga ajo, se cili është dhe ku ndodhet: indianët e Amerikanës përkujtojnë vitin 1492, ndërsa viti 1845, viti i parë i zisë së bukës, mbetet e fiksuar në kujtesën kolektive të Irlandës dhe diasporës së saj. Një sirian mund të pretendojnë 2016-ën si vitin më të keq, me arsyetime të kuptueshme.

Nëse do të detyrohesha të caktoja vitin më të keq, ai ndoshta do të ishte 1914-a. Në korrik të atij viti, një rend evropian që kishte sjellë paqe, prosperitet dhe progres të jashtëzakonshëm artistik dhe shkencor, filloi të zhbëhej. Konflikti i madh që pasoi, çoi direkt në Revolucionit Rus, Gjermaninë naziste, Holokaustin, bombën atomike, Luftën e Ftohtë dhe kaosin që është Lindja e Mesme moderne. Vetëm në vitin 1989, me rënien e Murit të Berlinit, kemi hyrë në një periudhë relativisht të qëndrueshme – në “Fundin e Historisë” – para se edhe ky rend të shembej, më 11 shtator, 2001.

Teksa bota kërkon zgjidhje për një seri në dukje të pafundme krizash, mund të ngushëllohemi duke kujtuar fjalët e Edgarit, i cili tek “Mbreti Lir” i Shekspirit vërente: “Më e keqja nuk është / Sa kohë që ne mundemi të themi ‘Kjo është më e keqja’”. /Nga Paul Lay - History Today – Bota.al

Të këshilluara

“Jashtë dashnoret nga administrata”

Nga Artan Fuga Ja unë shoh qe neper ministri ka borde e komisione qe formohen me perfaqesues te interesave private. Qytetarin e thjeshte as te pragu i der...

16:34

“Stalini” brenda Erdoganit

Nga David L. Phillips* “Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.Pas përpjekjes së dështrua...

13:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI