Flash

Përse ndalimi i burkave është i drejtë?

Lapsi.al 20 August 2016
Përse ndalimi i burkave është i drejtë?

Po – ndalimi i perçes është politikë simbolike. Po – ndalimi perçes nuk pengon sulmet terroriste. Po – ndalimi i perçes është për një shtet ligjor liberal një shenjë e mosliberalzimi, dhe marrja me një çështje të tillë si ndalimi i perçes. Po – në Gjermani nuk ka shumë gra që mbajnë perçe – pra çfarë do të thotë kjo? Dhe po – kjo nuk u pëlqen shumë vetëve, por jo të gjitha ato që nuk u pëqejnë shumë vetëve, duhet të ndalohen. Në këtë pikë Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka të drejtë.

E megjithatë ndalimi i perçeve, apo burkave, ka kuptim – dhe është edhe politikisht i dobishëm. Ai tregon se shoqëria e hapur nuk pranon gjithçka. Ai tregon se shteti liberal ku sundon ligji u kundërvihet me vendosmëri armiqve të liberalizmit. Ai tregon se e klasifikon si duhet simbolin e burkës. Burka nuk është një shenjë fetare apo e një religjioziteti real, sepse përndryshe atë do ta mbanin edhe të gjitha gratë në Marok apo në Pakistan. Por ato nuk e mbajnë, edhe pse marokanët janë po aq fetarë sa dhe libianët, egjiptianët, iranianët apo pakistanezët.

Jo, burka është simbol i një islamizimi fundamentalist të drejtimit vahabist. Perçja apo burka është shenjë e islamizimit fundamentalist– në radhët e IS-it, të talibanëve, në Arabinë Sauditee gjetkë. Burka nuk është shenjë e një feje popullore dhe e zbatimit të saj në jetën e përditshme.

Sa larg mund të shkojë toleranca?

Dikush mund të argumentojë megjithatë se në një vend indiferent sa i përket fesë si Republika Federale Gjermane liria e fesë vlen për të gjitha besimet. Por sa larg mund të shkojë toleranca? A duhet të jetë pjesë e tolerancës edhe prerja e organeve gjenitale të vajzave të reja në vendet islamike? Sundimi i burrit mbi gruan? E drejta joekzistuese e grave për vetëvendosje? A duhet t’i pranojm të gjitha këto se duam të jemi tolerantë ndaj besimit?

Alexander-320x180

Alexander Kudascheff, autor i shkrimit

Burka e burgos femrën. Qëllimi i saj është t’i heqë gruas të drejtën për vetëvendosje dhe një vend të ndërgjegjshëm në shoqëri. Ajo bie ndesh me dinjitetin e njeriut dhe idenë e barazisë. Prandaj shoqëria duhet të shtrojë pyetjen se sa e hapur duhet të jetë për të pranuar format radikale të islamizimit? Sa larg duhet të shkojë toleranca fetare? Grindja për ndalimin e perçeve është politikisht mjaft e mprehtë. Pyetja që shtrohet është se ç’qëndrim të mbajmë ndaj armiqve të shoqërisë së hapur?

Për shoqërinë liberale është e nevojshme dhe e dobishme që të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë që në Gjermani duhet të ndalohen perçet e burkat. Sikurse dhe poligamia, martesa e të miturve, gjymtimi i organeve gjentitale – në emër të fesë. Kjo do të thotë që politikisht duhet thënë jo. Me pjesën tjetër le të merren avokatët dhe juristët. /Alexander Kudascheff - DW

Të këshilluara

“Jashtë dashnoret nga administrata”

Nga Artan Fuga Ja unë shoh qe neper ministri ka borde e komisione qe formohen me perfaqesues te interesave private. Qytetarin e thjeshte as te pragu i der...

16:34

“Stalini” brenda Erdoganit

Nga David L. Phillips* “Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.Pas përpjekjes së dështrua...

13:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI