Flash

Përse është kaq i preferuar seksi oral?

Lapsi.al 3 June 2016
Përse është kaq i preferuar seksi oral?

Për shumicën seksi oral është paralojë, mirëpo kjo nuk është e vetmja arsye që kënaqemi me seksin oral.

 

Ekspertët thonë që seksi oral është i popullarizuar për shkak nuk çon në shtatzëni të padëshiruar, mirëpo në të vërtetë ka rol evolutiv në jetët e pjesëtarëve të të dy gjinive, transmeton Telegrafi.

 

Arsyeja përse femrat u ofrojnë seks oral meshkujve është që përpirja e spermës ndihmon organizmin e femrës që të “mësohet” me ADN-në e partnerit. Shkencëtarët thonë se kjo është me rëndësi që gjatë shtatzënisë trupi i femrës të mos i përjetojë gjenet e mashkullit “si të huaja”.

 

Çrregullimet në shtatzëni janë të shpeshta për shkak se trupi i fetusit njihet si “trup i huaj”, ndërkaq me përpirjen e spermës mësohet me ADN-në e re.

 

Kur është fjala për arsyen përse meshkujt i kënaqin me gojë femrat, shkenca thotë që kështu ulin shanset që ato të tradhtojnë partnerët.

 

Universiteti në Oklend ka bërë një hulumtim në të cilin janë intervistuar 243 meshkuj heteroseksualë, që të mësonin se a u ofrojnë partnereve seks oral, në mënyrë që ato të jenë më të kënaqura me lidhjen e krijuar.

 

Është treguar që meshkujt janë më të gatshëm në ofrimin e seksit oral nëse partneren e konsiderojnë atraktive dhe mendojnë që ekziston rreziku që ta joshë ndonjë mashkull tjetër.

 

Ky hulumtim është bërë pas një studimi të paradokohshëm i cili ka treguar që meshkujt shpesh kënaqen me seksin oral, mirëpo nuk dëshirojnë që “t’i këmbejnë shërbimet” – 59 për qind e femrave i kënaqin me seks oral partnerët, në krahasim me 52 për qind të meshkujve. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI