Flash

Pika G nuk gjendet kollaj, por pika O jep më shumë kënaqësi në seks

Lapsi.al 31 May 2016
Pika G nuk gjendet kollaj, por pika O jep më shumë kënaqësi

Meshkujt dhe femrat mbeten kureshtarë për ekzistencën e njërës nga zonat më të njohura erogjene në trupin e femrës, pikën G. Pavarësisht literaturave të shumta për praktikat seksuale rreth trupit të femrës, siç duket ekziston një pikë tjetër e fshehtë në trupin e femrës, pikë e cila gjendet menjëherë pas zverkut. Në një episod të Conan, Dr. Jennifer Berman, eksperte e shëndetit seksual, urologe dhe specialiste e mjekësisë së seksualitetit të femrave, shpjegon se si ta gjeni pikën O, dhe si ta stimuloni atë për të fituar kënaqësi.

“Pika O gjendet më thellë në vagjinë dhe prapa zverkut”, - tregon Berman në video.

Berman rekomandon t’i përdorni gishtërinjtë e gjatë për t’i futur në vagjinë, pasi që ashtu mund ta stimuloni atë zonë me duart tuaja. Është shumë e rëndësishme që fillimisht femra të jetë e eksituar gjatë këtij procesi, dhe ekspertja e seksit sugjeron stimulim me dorë, lodër erotike apo edhe me penis.

“Nuk mund ta arrini atë pikë vetëm duke i futur gishtërinjtë, pa stimuluar fillimisht”, tregon Berman.

Dr. Charles Runels, beson në ekzistencën e pikës O, dhe jo të asaj G. Sidoqoftë, pavarësisht se në cilën pikë besoni, është mirë të dini si ta stimuloni partnerin tuaj për t’i përmbushur nevojat seksuale. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI