Flash

Forma e thonjve tregon personalitetin e njeriut

Lapsi.al 31 May 2016
Forma e thonjve tregon personalitetin e njeriut

Gjeni në foto cila është forma e thonjve tuaj dhe mësoni çfarë ju zbulon për personalitetin tuaj, por mund edhe të mësoni më shumë për njerëzit vetëm në bazë të vetëm një shikimi të duarve.

A e keni ditur që forma e thonjve në esencë është edhe formë e personalitetit tuaj? Në raport me atë se çfarë ju është forma e thoit, po ato karaktere i keni në vete. Dhe ajo që është e pabesueshme është që vërtet vlen për secilin person dhe prandaj këtë njohuri mund ta përdorni si përparësi në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë.

1. Thonj të gjatë vertikalisht

Me shumë mundësi je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vë re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.

2. Thonj të gjerë anash

Ndryshe prej numrit 1, nuk duron shumë. Megjithatë, je një mendimtar i mprehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

3. dhe 4. Thonjtë “vezë e rrumbullakët”

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.

5. Thonj katror

Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.

6. dhe 7. Thonj me tri kënde

Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.

8. Thonj “bajame”

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.

9. Thonj shpatë

Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja. Ambicia jote është shpesh ngjitëse tek të tjerët. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI