Flash

“Detyrat e shtëpisë” për një seks të mirë

Lapsi.al 1 June 2016
“Detyrat e shtëpisë” për një seks të

Terapistët e seksit kanë një këshillë. Nëse dëshironi seks të mirë duhet të bëni “detyrat e shtëpisë”.

Eksperimentoni

“Kaloni më shumë kohë duke eksperimentuar në seks. Do të befasoheni se si do të ndiheni mirë”, këshillon seks-terapeutja dr. Megan Fleming.

Inicioni seks

Shpesh ndodh që njëri partner nuk dëshiron më shumë seks se tjetri, ndërsa me kalimin e kohës i bëhet gjithnjë e më i pakëndshëm që vazhdimisht të jetë iniciator i seksit. Nëse të dy bëheni iniciatorë, përkatësisht inicioni seksin herë njëri, herë tjetri. Të dy do të ndiheni më të qetësuar dhe do të kënaqni fantazinë edhe më shumë.

“Çlirohuni” nga problemet dhe obligimet e përditshme

Shumica e çifteve janë tepër të lodhur, janë të stresuar dhe për këtë shkak seksin e konsiderojnë si diçka që duhet ta bëjnë për të qenë më produktivë. Në të vërtetë, seksin çiftet duhet ta konsiderojnë si rast për relaksim, të ndiejnë kënaqësi, mirëpo për t’i arritur këto “shkyçuni” nga problemet dhe obligimet e përditshme.

Shikoni ndonjë film pornografik

Shikimi bashkë i filma të tillë është mënyra që të zgjoni dëshirën seksuale. Pornografia shpesh është mënyrë e gabueshme, por dhe rrugë nëse dëshironi të punoni në planin emocional të lidhjes suaj.

Bisedoni për fetishet dhe për fantazitë

Diskutoni edhe për atë se çfarë ju pëlqen në krevat, çfarë prekjesh dëshironi, a dëshironi të dominoni ju apo partneri gjatë seksit… Biseda për fantazitë seksuale dhe fetishet është mënyra që të zgjoni intimitetin, por do të zgjojnë afshin dhe dëshirën për kënaqësi të dyanshme. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI