Flash

Gjërat që meshkujt duhet të mësojnë patjetër për seksin

Lapsi.al 1 June 2016
Gjërat që meshkujt duhet të mësojnë patjetër

Lojërat në zonën anale nuk janë “gej”

Nëse eksitoheni nga femrat dhe dëshironi të bëni seks vetëm me një femër, por zonës tuaj anale i pëlqen prekja, lëpirja apo penetrimi, kjo nuk do të thotë se jeni homoseksual, transmeton Telegrafi.

Ndalojeni këtë frikë dhe bëni diçka që ju tërheq.

Mos e ulë kokën e një femre poshtë kur dëshironi seks oral

Këtë asnjëherë mos e bëni, përpos në rastet kur e dashura vet ju ka thënë se dëshirojnë ta bëni këtë gjë.

Nëse ajo nuk jua ka thënë këto fjalë, atëherë ndalojeni këtë sepse është e bezdisshme.

Vagjinat kanë formë dhe madhësi të ndryshme

Nuk duhet të silleni keq dhe të bëni shaka me formën dhe madhësinë e një vagjine.

Duhet të kuptoni se asnjë vagjinë nuk është e njëjtë me tjetrën, prandaj kujdesni për atë që e keni mundësinë.

Nuk duhet të bëni seks pa paralojë

VAGJINA NUK FUNKSIONON KËSHTU.

Vetëm pse jeni ju të gatshëm, kjo nuk do të thotë se është edhe e dashura. Është mirë që fillimisht ta “nxehni” të dashurën duke e ngacmuar derisa dytë të jeni shumë të eksituar.

Nëse mendoni se gratë me menstruacione janë të “ndyra” apo “jo tërheqëse”, atëherë keni probleme serioze me trupat e femrave

Kjo është ofenduese dhe pa kuptim, prandaj gjithmonë vlerësojeni trupin e të dashurës.

“Gazrat” e vagjinës janë normale

Mos bëni shaka me to dhe qeshni vetëm nëse e dashura është duke qeshur e para.

Por, mos e zgjatni shumë shakanë dhe vazhdoni me seksin e mahnitshëm që jeni duke e bërë.

Nëse e dashura nuk përjeton orgazëm, nuk do të thotë se seksi ka qenë i keq

Orgazmat nuk ndodhin çdo herë, pasi që orgazmat nuk janë makina të cilat kanë një buton për orgazëm të cilin mund ta shtypësh çdo herë.

Veç kësaj, ndryshe nga meshkujt, femrat e kanë shumë më të vështirë të përjetojnë orgazëm vetëm nga penetrimi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI