Flash

Artan Fuga i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

Lapsi.al 17 May 2016
Artan Fuga i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Fale Zot se nuk di se

Nga Artan Fuga

Lexoj se Pëllumb Xhufi më paska kërkuar falje sot në media sepse dikur më kishte akuzuar pa të drejtë se kisha qenë inicues dhe frymëzues i reformimit të Akademisë të Shkencave në 2007.

Do ta kisha dashur të isha, por ja që nuk ma vuri njeri këtë detyrë atëhere !

E kam falur!

Madje e kisha falur që përpara sesa ai të kërkonte falje sipas shprehjes : Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Mirëpo, Pëllumb Xhufi paska konstatuar në shënimet e mia, të botuara nga unë vetë, se unë nuk paskam qenë iniciator e frymëzues, por zbatues i reformës në Akademi në 2007 !!!

Pikërisht atëhere kur unë nuk isha fare antar i Akademisë dhe askush nuk më qaste atje as te dera.

Kam pasur dyshime si i interpreton tekstet dhe dokumentet Pëllumb Xhufi. Por këtë rradhë shoh se ka shfaqur edhe probleme të rënda në leximin e tyre.

Unë kam deklaruar vetëm se kam qenë pjesë e komisionit që ushtroi kontroll mbi institutet e albanologjisë dhe gjeta atje një gjendje katastrofike që e përmban raporti i botuar prej meje pikërisht për transparencë për publikun.

Por, meqë nga Ministria e Arsimit e asaj kohe u pranuan konstatimet por jo rekomandimet e atij raporti, unë nuk pranova për pasojë dhe publikisht të isha pjesë e bordit drejtues të Qendrës të Studimeve Albanologjike.

Këtë quan bashkëpunim në aplikim të reformës për një institucion Pëllumb Xhufi!!!

Të mos pranosh të bëhesh pjesë e një institucioni???

Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

Kush merrte pjesë në institucion, unë, që isha në punët be mia në universitet, apo ai si pjesë e elitës të dikurshme dhe të sotme të QSA?

Sqaroj, se për për reformimin e shkencës apo edhe të Shqipërisë, unë jam gati gjithëmonë të bashkëpunoj me qeveritë shqiptare sa herë më përputhen me forca politike, qoftë edhe pjesërisht mendimet dhe idetë për një çështje ose fushë, ose edhe t’i braktis, e të iki në punët e mia, sa herë shoh gjëra që nuk përputhen me bindjet e mia.

Le të jenë ato të të gjitha ngjyrimeve politike, mjafton të kenë ardhur në mënyrë legjitime në pushtet, me votat e shqiptarëve. Bashkëpunoj sikurse jam kritik pa paragjykime. Sikurse iki në punën time!

Sepse shkenca, sikurse cdo pjesë tjetër e shoqërisë, qeveriset nga politika në planin shtetror.

Kjo është demokracia e epokës sonë. Nuk dilet jashtë saj.

Nuk ka ardhur ende ajo kohë kur politika të qeveriset administrativisht nga shkenca dhe jo shkenca nga politika.

E deri sa të presim atë çast fatlum, sakohë qeveria në funksion në një periudhë të caktuar përfaqëson vullnetin administrativ të shqiptarëve, nuk ka rrugë tjetër, veç bashkëpunimit me sinqeritet me të, por me kusht ruajtjen e pavarësisë individuale dhe të drejtën e kritikës.

Duke e falur përsëri dhe përsëri Pëllumb Xhufin, duke i falur edhe gabimet që do të bëjë në të ardhmen nga padurimi e nxitimi, i kërkoj unë ndjesë publikut duke i marrë kohën, e premtoj se kurrë më nuk do të merrem me këtë person në dialogje në media. Kam shumë punë të tjera dhe koha nuk pret!

Të këshilluara

Nuk ka faj gruaja e Shukriut

Nga Dritan Hila Kur Ylli Rakipi na ftoi në emisionin e tij “Të paekspozuarit”, nuk tha paraprakisht se për çfarë video b...

17:49

Në kërkim të vitheve të mëdha...

Nga Erjona Shehu/Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Laërence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu ap...

14:07

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI