Flash

Shukriu dhe shukrizimi i ndjeshmërisë sonë

Lapsi.al 15 May 2016
Shukriu dhe shukrizimi i ndjeshmërisë sonë

Nga Flutura Açka*

U morët me ditë të tëra me fushatën e shukrizimit, i latë punë e zanat, siç bëni përherë duke iu bashkuat parodisë së shëmtuar shqiptare, që shpesh e më shpesh na beft enkas për t’u hutuar nga gjërat esenciale.

U morët me poturet, dhe jo me ato poshtë potureve që drejtojnë, në të vërtetë, vendin tonë me një dhunë autokratike të paparë në këta 25 vite. U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria. U morët me fjalët banale dhe të krupshme të dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjalës së tij:

“Do të hap një galeri pikturash.” Kështu tha ai: Me një llaf do t’i bëj rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetësuar, ky trend për art kallp mbi një varfëri ekstreme e tronditëse. Eh fundja, ai është vetëm buloni më i parëndësishëm i kësaj Qirtoreje të madhe me emrin shtet, që kemi ngritur në emër të demokracisë. A nuk është keshtu? A nuk kanë ministrat tanë, mbase, secili nga disa dashnore? Një ministër u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolën 4 copë të dashura që i mbante me paratë e shtetit.

A nuk e dimë ne se politikanët tanë i kanë të nënkuptuar të lëvizin çdo herë me escort-girls? Pyesni bodygardët e tyre “të kërcënuar të heshtin për vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit të ndërtuar mbi seksomaninë, është mënyra e funksionimit të tij. A nuk janë ca nga profesorët tanë të nderuar, edhe pse shpesh me prostatë, të darovitur shpesh me të tillë ëmbëlsirë për një provim?

A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente që aspirojnë të jenë gazetare të pavaruara; shumë prej tyre ngaqë vendosin të mos hyjnë në këtë “provim” nuk bëhen kurrë gazetare, edhe pse mund te jenë të talentuara?

A nuk kemi ne në mes të Tiranës te blloku rreth 2000 prostituta, ma të bukurat e dheut, të gatshme për të shërbyer, të cilat kanë sekserë personalë? A nuk është bërë propogandë publike për punësime “vajzat të reja të pamartuara”, pasi janë më në dispozicion të punëve të shtetit?

Nuk e di se si ju duket juve, por mua më bie erë, edhe pse e thënë pa ndonjë sherr dhe qeder të madh. Pse bëni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun?

Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet një ligj i rreptë, shumë i rreptë, mbi intimidimin seksual në shtet dhe administratë kudoqoftë, shtet e privat, dhe të shënohet në kontratën e punës ky kusht, që duart e këtyre pushtëve të rrinë larg, që vajzat të shkojnë pa frikë të trokasin në dyert e shtetit.

 

Të këshilluara

Në kërkim të vitheve të mëdha...

Nga Erjona Shehu/Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Laërence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu ap...

14:07

Investitorët që “përzumë”

Nga Blerina Hoxha, Monitor Kompani të mëdha si Weibo Group, Terna, Geox, Johnson Control, Lear Corporation, Benetton, Ferrero Rocher, Power Chin...

08:25

Ku gabohet me orën e fesë

Nga Gerta Zajmi* Debati ngritur pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për futjen e mësimit të fesë në shkolla është i...

14:53

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI