Flash

Protesta e Velisë, fundi i shtetit ligjor

Lapsi.al 12 May 2016
Protesta e Velisë, fundi i shtetit ligjor

Nga Artan Fuga /  

Çfarë?!

Presion populist nga rruga një trupe gjykuese, nëpërmjet një mase të udhëhequr nga kreu i pushtetit lokal në Tiranë ?

Ky është vërtet fundi i edukatës të shtetit ligjor në këtë vend.

Po merr avokat ore i uruar! Po hidhe në instancë tjetër kundërshtimin e vendimit!
Po ankohu te Ministri i Drejtësisë! Te Presidenti i Republikës!

Por pushteti nuk mund të organizojë protesta!

Edhe pushtetar edhe protestues! Një shkëmbim vendesh që dëshmon për krizë të identitetit institucional. Kush jam? Pushtetari apo protestuesi ? Po sikur të jem të dyja njëkohësisht !!!

Duhet vendosur te ligji për pushtetin lokal : Organizon protesta popullore në rrugë dhe mitingje kundër vendimeve të gjykatave, cakton gjykatësit me vullnet popullor, përcakton rradhën e seancave të gjykime !

Vendimet e gabuara në qofshin të një gjykate kundërshtohen vetëm në rrugë ligjore, në instancat përkatëse. Cdo reagim tjetër është jo vetëm i dëmshëm, por edhe pa asnjë kuptim.

Minatori, pensionisti, puntori???

Po për vendimet e gabuara të gjykatave kundër tyre kush ka protestuar!!!

Ky shtet po zhytet në kaos!!!

Kjo është reforma në drejtësi? Të zëvendësojmë gjykatat me lëvizje populiste në rrugë?

Mos erdhi përsëri koha e kontrollit puntor !!!

Mos erdhi koha që turmat në rrugë të bëjnë vetëgjyqësI!!!

Ky pallat lejohet, ky pallat nuk lejohet!

Vija e masave e zbatuar nga pushtetarët…

Turmat në rrugë kundër gjykatave, drejtuar nga një pushtet lokal që kur masa qytetare protestojnë kundër tij, ta zemë për betonizimin e parkut, fut policët t’i rrahin e përzënë me përdhunë.

Keto janë tensione pushtetetesh që rivalizojnë me njeri tjetrin duke përdorur qytetarët si mish për top.

E para protestë në botë që organizohet nga një bashki.

Nesër prit kur ta zemë bashkia e Durrësit të ngrejë popullin në revoltë kundër drejtorisë të Portit, prit kur ministrat të organizojnë revolta qytetare kundër Drejtorit të Bankës Kombëtare, prit kur Drejtoria e Monumenteve të Kulturës të organizojë protesta qytetare kundër Këshillit të Rregullimit të territorit.

O Zot në çfarë vendi jetojmë!!!

E frikshme kur pushtetet përplasen në rrugë me njeri tjetrin!!!

Mekanizmi rregullator i institucioneve nuk ekziston

 

Të këshilluara

Në kërkim të vitheve të mëdha...

Nga Erjona Shehu/Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Laërence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu ap...

14:07

Investitorët që “përzumë”

Nga Blerina Hoxha, Monitor Kompani të mëdha si Weibo Group, Terna, Geox, Johnson Control, Lear Corporation, Benetton, Ferrero Rocher, Power Chin...

08:25

Ku gabohet me orën e fesë

Nga Gerta Zajmi* Debati ngritur pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për futjen e mësimit të fesë në shkolla është i...

14:53

Eneda Tarifa, në litar!

Nga Rozana Radi Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!! Sapo hap sytë pë...

11:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI