Shihni mimikën e kryeministrit Edi Rama në foto; i lexohet në fytyrë, e gjithë mirënjohja për deklaratën e ambasadorit gjerman, për protestën e 8 dhjetorit. Ambasadori tha se ishte tronditur nga ajo që pa në protestë. “Herr Hoffman më ngjan me Muç Nanon” ishte krahasimi i Sali Berishës. Edi Rama nuk ndërhyri publikisht në sherrin mes të dyve, por mirënjohjen e shpreh në këtë foto, të cilën e ka përzgjedhur nga pritja për ambasadorët. Me kënaqësi, kryeministri duket se po jep dhuratën simbolike, për Helmut Hoffman.