Flash

Ambasadorët e huaj te Rama, parkojnë makinat si në Shqipëri (foto)

Lapsi.al 19 December 2015
Ambasadorët e huaj te Rama, parkojnë makinat si në Shqipëri

Me vendim të Këshillit të Ministrave nuk lejohet parkimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit nga ura e madhe e Lanës deri te sheshi Nënë Tereza, përfshirë edhe këtë të fundit. Kështu thotë ligji, por që mesa duket ka edhe përjashtime. Sidomos kur bëhet fjala për të huajt. Ambasadorët e vendeve të rëndësishme të akredituar në Tiranë ishin të ftuar në një ceremoni më rastin e festave në selinë e Kryeministrisë. Me këtë rast, makinat e të gjithë diplomatëve të huaj ishin rreshtuar përpara selisë së kreut të qeverisë duke bllokuar njërën prej korsive. A do të ndodhte kjo në një vend të BE, nga janë edhe shumica e ambasadorëve të ftuar?/lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI