Ky është momenti se si kancelarja gjermane Angela Merkel është penguar gjatë një konference. 61 vjeçarja ishte duke zbritur shkallët e skenës në një event të organizuar në qytetin Karlsruhe kur papritur humbi ekuilibrin. Fotot tregojnë se si Merkel hap duart duke u përpjekur të ruajë balancën ndërkohë që gurvernatori i Bavarisë Horst Seehofer i ofron ndihmë. Më pas ajo ngre dorën për ta sinjalizuar se është mirë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë. Incidenti ndodhi pak momente pasi Seehofer mbajti fjalimin e tij në kongresin e përvitshëm federal./ora/





