Në rrjetet sociale janë postuar disa foto të bëra në sheshin "Nënë Tereza", ku policia bashkiake kërkon zbatimin e ligjit ndaj një të moshuare që shet kokoshka dhe jo ndaj makinave të parkuara gabimisht.
“Shiheni këtë foto, bërë para disa minutash pranë sheshit “Nënë Tereza”. Makinat e parkuara në vendin e taksive nuk i bëjnë përshtypje Policisë Bashkiake. As ato makinat të lëna si “pilaf” në mes të rrugës. Vetëm kokoshkat e asaj nënës i ranë në sy…”, shkruan Jeta Osh Qef.

