Prej dy ditësh streha vezullitëse e selisë së kryeministrisë nuk ndizet më. Pas disa goditjeve që morri në protestën e opozitës ajo është fikur, ndoshta nga vetë mirëmbajtësit. Gjatë së enjtes binte në sy një veshje plasmasi rreth instalacionit të artistit Philipe Parreno ndërsa dukeshin ende gjurmët e protestës së të martës. Ndërsa në mbrëmje ajo ka qenë e fikur.

