Ky parlament ka deputetë “kaubojsa”, ka këngëtarë që realizojnë videoklipe, vrasës apo pengmarrës, por nga sot, ka edhe bejtexhinj. Namik Dokle nuk mbahet mend të ketë folur në këtë legjislaturë, në foltoren e kuvendit, por i është bashkuar neverisë kolektive me disa vargje poezie, që ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
Statusi i Namik Dokles në Facebook
" SHKOLLA E SHARJEVE"
Parlamenti yne vazhdon avazin...Shaj...shaj...shaj...Shaj te gjalle e shaj te vdekur, shaj te rinj e shaj pleq, shaj nena e baballare, shaj bij dhe bija...shaj, vetem shaj! Te vjen turp edhe te degjosh.
Parlament, te rente pika,
Te shkoi dita duke share,
Po me shume se helmi e thika,
Vret nje fjale e palare!