Disa detaje të jetës në opozitë, Edi Rama i zbuloi pa dashur në vizatimet që hodhi mbi fletët e axhendës, së disa viteve më parë. Shumë prej tyre, përmbajnë elementë të parëndësishëm, por janë dëshmi e punës së kreut të socialistëve, në opozitë.
Si në këtë vizatim, i krijuar mbi emrat e deputetëve me të cilët do të drekonte kryetari. Përveç emrave, bie në sy një shënim poshtë fletës. Informacioni shtesë njofton se restoranti i preferuar te “Dy kullat”, ishte i zënë nga një aktivitet qeveritar, ndërsa dreka te Piazza nuk ka nevojë të paguhet, sepse dikush tjetër është kujdesur për këtë.