Flash

Ambasadori amerikan u tregon gjyqtarëve një barsaletë

Lapsi.al 14 December 2015
Ambasadori amerikan u tregon gjyqtarëve një barsaletë

Ambasadori amerikan Donald Lu bëri deklarata të forta në Konferencën Gjyqësore në Tiranë ku foli për gjyqtarë të pasur dhe të korruptuar. Mes të tjerave tregoi edhe një barsaletë.

“Një gjykatës kinez e pyeti njëherë një gjyqtar amerikan se çfarë bën ai kur dikush i ofron para për një vendim gjyqi ose dikush nga drejtuesit i kërkon të japë një vendim gjykate si e kërkon ai.

Gjyqtari amerikan i tha:  “Nuk e di”.

Them “nuk e di” sepse gjatë dekadave që kam punuar si gjyqtar nuk ka ndodhur që dikush të më ofrojë ryshfet dhe dikush të më thotë se si duhej të vendos” – tha Lu.

Mezi por pres që një ditë kur të pyes një gjyqtar shqiptar se “çfarë do të bënte nëse dikush i ofronte para në këmbim të një vendimi gjyqësor ose dikush e urdhëronte për një vendim gjykate, të thoshte nuk e di” – tha Lu.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI