Flash

Beqarët preferojnë femrat me flokë gështenjë

Lapsi.al 11 September 2015
Beqarët preferojnë femrat me flokë gështenjë

Biondet nuk janë më në krye të listës së preferencave mashkullore, të paktën jo të beqarëve. Sipas të dhënave të faqes Match.com, më së shumti meshkujt beqarë duket se preferojnë femrat me flokë gështenjë.

Në lidhje me ngjyrën e syve, të kaltrit mbeten në krye të preferencave, ndërsa sa u përket profesioneve, ai i mjekes është më i kërkuari.

 

Përdoruesit e faqes kanë zgjedhur edhe interesat e femrës ideale. Ata preferojnë një femër që shkon shpesh të notojë për të mbajtur trupin në formë.

 

Nëse një profil i tillë kërkohet mes yjeve të Hollywoodit, fizikisht atij mund t’i përgjigjen Megan Fox, Angelina Jolie etj, ndërsa jashtë listës mbeten Sienna Miller, Cameron Diaz apo Blake Lively.

 

Ndërsa përsa u përket preferencave të femrave, mashkulli ideal gjithashtu ka sy blu dhe flokë gështenjë, por duhet të jetë i qethur mirë, citon Shekulli. Flokët e gjatë të Johnny Depp, Jared Leto apo Colin Farell duket se nuk hyjnë te shumica e preferencave të grave.

 

Përsa i përket tipit, ato kërkojnë një burrë që punon në zyrë dhe kohën e lirë e kalon me qenin.

 

Duhet thënë se rezultatet e këtij studimi vlejnë vetëm për Britaninë e Madhe, ku është kryer sondazhi. /

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI