Flash

Si të dalloni nëse buka është e zezë apo e ngjyrosur

Lapsi.al 8 September 2015
Si të dalloni nëse buka është e zezë apo e ngjyrosur

Buka e zezë ose buka e thekrës janë veçanërisht të përdorura nga njerëzit që kujdesen për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit.

Në mënyrë që kjo bukë të jetë vërtet e shëndetshme, ajo duhet të bëhet nga gruri që të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese.

Fenomeni që po ndodh rëndom, është se buka që pretendohet të jetë e zezë, nuk është vërtetë e tillë por i shtojnë ngjyrues dhe shtesa të tjera për të marrë ngjyrën e zezë.

Sipas studimeve të bëra në furra të ndryshme buke, thuhet se ekzistojnë një shumllojshmëri mënyrash për të ngjyrosur bukën. Është e vështirë për t’u besuar, por përveç ngjyruesve, në bukë mund të shtojnë edhe kafe, kakao, verë të kuqe etj.

Buka e thekrës duhet të përmbajë minimumi 30% miell thekre. Në bukën e thekrës, cilësia e glutenit është e dobët (gjë e cila të shëndosh), në rast pjekje buka e thekrës do të pësojë plasaritje (çarje), në këtë mënyrë do ta kuptoni se është me të vërtetë bukë thekre. Prandaj kjo do të thotë se buka e thekrës nuk mund të jetë e butë si buka e grurit.

Ja disa mënyra për të dalluar nëse buka e zezë është e ngjyrosur:

Vini një copë buke të zezë në ujë. Nëse buka zbardhet dhe uji merr ngjyrë kafe, atëherë buka është e ngjyrosur.

Buka e zezë është më kompakte dhe ka më shumë lagështi se buka e bardhë.

Buka e zezë nuk duhet të jetë elastike (si buka e bardhë).

Buka nga mielli i zi i ka poret me të thella dhe është më e vogël në vëllim.

Buka e zezë ka erë më të fortë se buka e bardhë.

Të këshilluara

E vërteta e letrave të lagura

Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, letrat e lagura antibakteriale ës...

08:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI