Flash

Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

Lapsi.al 5 September 2015
Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon

OnePoll.com, stafi i të cilit e ka kryer një studim në mesin e 2.000 të anketuarave, pohon se 43 për qind e femrave e kanë një plan B në rast se gjërat me të përzgjedhurin aktual nuk funksionojnë sipas pritjeve të tyre.

Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se pothuajse gjysma e femrave që janë në lidhje e kanë edhe planin B, më saktësisht partnerin rezervë, gjë që do t’i bënte disa meshkuj të mendojnë dy herë kur të vendosin ta kalojnë mbrëmjen me shokët në kafene ose të refuzojnë t’i hedhin mbeturinat kur e kërkon partnerja këtë nga ata.

Nuk është për t'u habitur se kandidati B është më së shpeshti një "mik i vjetër". Po, po, ai tipi që është "si një vëlla".

Përzgjedhja e dytë më e zakonshme është dikush që e ajo e njeh për rreth shtatë vjet dhe gjasat janë që ai është takuar tashmë me partnerin e saj, transmeton koha.net. Ai mund të jetë ish-bashkëshorti, ish-i dashuri, kolegu apo dikush që e kanë takuar në palestër.

Një nga pesë prej të anketuarave thanë se çdo i dhjeti i dashur rezervë e kishte pranuar se është i pashpresë në dashuri me të dhe kjo është arsyeja se pse është i gatshëm që për të t’i lërë të gjitha.

Është shqetësuese, thotë zëdhënësi i OnePoll.com, se një në katër femra ka ndjenja po aq të forta si për partnerin aktual, ndërsa madje pesëmbëdhjetë për qind e tyre e pranon se ndjenjat për një kandidat B janë më të forta se për partnerin aktual.

Është inkurajuese që çdo e treta e anketuar pohon se dyshon se do të ndodhë ndonjëherë diçka mes saj dhe të dashurit të saj rezervë dhe është interesante se 46 për qind e femrave që morën pjesë në studim supozojnë që edhe partneri i tyre mund ta ketë një plan B. /Telegrafi

Të këshilluara

E vërteta e letrave të lagura

Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, letrat e lagura antibakteriale ës...

08:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI