Ishte plani (i çmendur) i katër britanikëve që tashmë ka përfunduar në gjykatë. Dy çifte gejsh, dy burra dhe dy gra tani kërkojnë të drejtën e marrjes së fëmijës. Kur i vogli u ngjiz u përdor sperma e dhuruar e njërit prej meshkujve për të fekonduar vezën e një prej femrave. Pasi i vogli erdhi në jetë ai duhet të kalonte sa të shtëpia e dy burrave tek ajo e dy grave. Tashmë ai kishte dy baballarë dhe dy mama. Mami 1, mami 2, babi 3 dhe babi 4, një gjë prej të çmendurish. Ata kishin bërë edhe një plan gati perfekt. Kishin marrë dy shtëpi gati njëlloj, mobilimi njëlloj, makina njëlloj në mënyrë që fëmijës ti dukej se jetonte në të njëtin vend. 9 muaj më pas çdo gjë u prish. Të dy çiftet kanë shkuar në gjykatë për ta zgjidhur se kujt çift i duhej dhënë fëmija për tu rritur. Sipas “New York Post”, pasi u lexua kërkesa, gjykatësi u ngrit në këmbë dhe tha: “Ju lutem ma shpjegoni dhe një herë!” Gazeta shkruan se gjykatësi ka një çështje të vështirë, por do të veprojë sipas mendjes së tij pasi tashmë nuk kanë përparësi vetëm nënat dhe as lidhja biologjike, por vendi ku do të rritet fëmija. /lapsi.al/.