Flash

Ku ndryshojnë fantazitë seksuale të meshkujve nga ato të femrave

Lapsi.al 2 September 2015
Ku ndryshojnë fantazitë seksuale të meshkujve nga ato të

Pjesës më të madhe të qenieve njerëzore u ndodh që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen, ose thjesht të kenë një fantazi seksuale, pavarësisht sa e mundshme është kjo.

Sipas një studimi të bërë në Kanada me 1500 meshkuj dhe femra, meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore.

Femrat gjithashtu fantazojnë, por pa dashur që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Përsa i përket “devijimeve”, kërkuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi seksuale më shumë se një femër. Profesor Joyal, drejtuesi këtij studimi në Montreal, tha se kishte më shumë fantazi të zakonshme se sa fantazi “të çuditshme”.

“Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të përkufizohen të çuditshme, apo jashtë normales, por nga kërkimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale. Në të kundërt nga meshkujt, femrat nuk do të dëshironin që fantazitë e tyre të bëheshin realitet”, tha Joyal.

Ai shtoi se “femrat përgjithësisht fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë, ndërsa meshkujt përgjithësisht kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore”.

Pjesa më e madhe e femrave të intervistuara (60 përqind) imagjinonin që të lidheshin nga partnerët e tyre ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërsa meshkujt imagjinonin të shkonin në shtrat me dy femra njëkohësisht

Të këshilluara

Kush bën seks, humb miq

Në Amerikë seksi i bën keq miqësisë. Aq më keq nëse bëhet fjalë për adoleshentë. Një studim i bazuar...

20:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI