Flash

A e dini se ëndrrat erotike kanë një domethënie?

Lapsi.al 30 August 2015
A e dini se ëndrrat erotike kanë një domethënie?

Me siguri ju ka ndodhur që t'ju shfaqet në ëndërr një “mik i paftuar”, apo ndonjë me të cilin nuk e ndani krevatin. Por mos u shqetësoni sepse kjo nuk do të thotë se doni të tradhtoni partnerin. Personin që e ëndërroni zakonisht ka të bëjë me atë se çfarë ndodh thellë në psiqikën tuaj. Truri në gjendjen e ëndrrave ju tregon se ç’ka ju mungon në jetë, ndërsa seksi e simbolizon dëshirën që këtë aktualitet ta arrini në jetën tuaj.

Seks me ish-in

Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i shfaqet si shenjë se duhet përsëri të nxisni pasionin me partenrin që keni.

Seks me një të panjohur

Para se të mendoni për diçka tjetër, duhet ta dini se e panjohura jeni ju vetë. Kohëve të fundit keni bërë diçka jashtë rutinës suaj, diçka që kërkon guxim ose kurajë të veçantë? Ai “i panjohur” ka hyrë në ëndrrën tuaj si dëshmi se ju jeni krenare për arritjet tuaja. Njerëzit janë shumë narcizë në ëndrrat e tyre, thonë ekspertët. Pyeteni veten se si e shihni veten tek ai personazh.

Seks i ndaluar

Nëse në gjumë ju shfaqet burri i shoqes më të mirë, nuk do të thotë se ju tërheq, por ndoshta ka diçka që i mungon burrit tuaj.

Seks me femër

Nuk ka asnjë arsye menjëherë të mendoni se e keni ndryshuar orientimin tuaj seksual. Jeni krenare për atributet e juaja femërore dhe kjo ëndërr më shumë i forcon arritjet e juaja sesa tregon dëshirat tuaja seksuale jonormale.

Të këshilluara

Kush bën seks, humb miq

Në Amerikë seksi i bën keq miqësisë. Aq më keq nëse bëhet fjalë për adoleshentë. Një studim i bazuar...

20:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI