Flash

Rekordi/ Gjendet pas 108 vjetësh shishja me mesazh e hedhur në det (foto)

Lapsi.al 22 August 2015
Rekordi/ Gjendet pas 108 vjetësh shishja me mesazh e hedhur në det

Mesazhi më i vjetër i gjetur ndonjëherë në një shishe të hedhur në det është gjeur në breg pas më shumë se një shekulli. Postierja në pension Marianne Winkler gjeti një kartolinë në një shishe qelqi ndërsa ishte me pushime që datonte vitin 1906. Ajo është hedhur në det nga shkencëtari biolog britanik George Bidder 108 vjet më parë që kërkonte të mësonte më shumë mbi rrymat detare. Shumica e 1 mijë shisheve që ai hodhi në det u gjetën brenda pak muajsh përveç kësaj që u gjet në një ishull gjerman të quajtur Amrum në detin e Veriut.

The bottle was found on the island of Amrum, in the North Sea

(Ishulli ku u gjet shishja)

Duke folur për momentin e hapjes së shishes Marianne tha: “Është gjithmonë një gjë e bukur kur gjen një shishe me mesazh në plazh. Im shoq Horst, e nxorri me kujdes mesazhin nga shishja dhe pastaj bëmë atë që na kërkohej. Në letër thuhej që letra të dërgohej në Marine Biological Association në Plymouth në Angli.

Guy Baker nga kjo shoqatë tha për “The Sun”: “Ishte një mrekulli kur hapëm atë zarf, ju mund ta imagjinoni. Pjesa më e madhe e atyre shisheve u gjet brenda pak muajsh dhe në një kohë relativisht të shkurtër. Mendojmë së kjo shishe është më e vjetra e hedhur në det pasi asnjëra nuk ka kaluar 108 vjet në ujë”. Kjo shishe është 9 vjet më e vjetër se rekordi i mëparshëm. Shishja më vjetër e gjetur në ujë me mesazh ishte 99 vjet e 43 ditë./lapsi.al/

Brit boffin George Bidder

(Biologu britanik George Bidder që hodhi shishen në det)

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI