Flash

Bari Drishti, legjendari shqiptar i picave në Nju Xhersi ndërron jetë

Lapsi.al 6 September 2015
Bari Drishti, legjendari shqiptar i picave në Nju Xhersi ndërron

Bari Drishti, i njohur me emrin “Benny Tudino”, pronari i picerisë Benny Tudino në rrugën Uashington, ka ndërruar jetë. Drishti ishte një fytyrë familjare që e shihje të ulej jashtë picerisë së tij mjaft popullore, e njohur për picat më të mëdha në zonë.

Dyqani i tij u bë legjendar, pasi ka ushqyer breza në Hoboken. Picat e tij janë shumë të mëdha dhe klientë të shumtë bënin foto të tyre me fëmijët pranë.

Drishti la pas dy djem, Arbend dhe Edi, të cilët punojnë në institucionet e zbatimit të ligjit.

Rezidentët e Hoboken në Nju Xhersi mbajtën zi për të. Dikush e kujtonte në rrjetet sociale se kishte ngrënë pica në picerinë e tij sa herë kishte qenë gjatë netëve i dehur. Diksuh tjetër e kujtonte si bujar, pasi thotë se i kishte dhënë gjithnjë pica falas.

Bari Drishti u zhvendos në Nju Xhersi në vitin 1963, në moshën 26 –vjeçare. Ai udhëtoi nga Bari, qyteti i lindjes së nënës së tij.

Në SHBA miqtë e thërrisnin Beni. Ai gjeti punë menjëherë në restorantin e njohur “Mamma Leone” në Manhatan, Nju Jork.

Gjatë asaj kohe ai u njoh me Sofinë, e cila më pas u bë gruaja e tij.

Në vitin 1968 ata u zhvendsoën në Hoboken, ku gjendej kushëriri i Benit, atë Tudino, i cili kishte blerë një lokal në rrugën Uashington, që më parë kishte shërbyer si dyqan ëmbëlsirash, në pronësi të një izraeliti. Ai hapi më pas një piceri të quajtur Tudino’s. Por biznesi nuk i eci dhe ai thirri në ndihmë Benin.

Bari Drishti (Beni) investoi 29 mijë dollarë për ta bërë të vetën ndërtesën 3 –katëshe. Ai i shtoi emrin Benny dhe mbajti edhe mbiemrin italian Tudino. Në vitin 1968 piceria nisi të funksinojë.

Por jo cdo gjë shkoi mirë për të. Në vitin 1985 Drishti u dënua me 20 vjet burg dhe pagoi 50 mijë dollarë nën akuzën se bënte pjesë në një bandë shqiptaro –jugosllave të shpërndarjes së drogës, sic raportonte në atë kohë New York Times. Dy të tjerë u dënuan, përfshirë një të tretë që u akuzua se kishte kërcënuar gjykatësin me vdekje.

Familja e tij e coi biznesin përpara dhe Beni u kthye sërish në punë pasi përfundoi dënimin.

Sipas mediave në Hoboken, Beni do të varroset në Shqipëri, pranë bashkëshortes. Lapsi.al

 

Të këshilluara

E vërteta e letrave të lagura

Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, letrat e lagura antibakteriale ës...

08:12

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI