Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erion Veliaj mblodhi disa artistë të Teatrit Kombëtar dhe të Portokallisë në Top Channel për të folur mbi problemet që shqetësojnë teatrin. Ai dëgjoi disa nga shqetësimet që lidheshin me artin, por edhe me çështje sociale si mungesa e parkingjeve. Veliaj u pyet veç të tjerash edhe për çështje “të nxehta”, si shitja e qofteve në pedonale. Aktori Salsano Rrapi e ngriti këtë problem, por duke dëgjuar Erionin që premtoi zgjidhje për gjithçka e pyteti se çfarë do të bënte ai për të zgjidhur edhe halle me peshë më të lehtë, si ai i ngrënies së kokoshkave në teatër. Erioni u gjet i papërgatitur për këto tema dhe e kuptoi se po aktronte më shumë sesa duhej dhe se këtë e kishin vënë re edhe vetë aktorët. “Më fal se po më duket sikur jeni ju politikani dhe unë ai që bëj humor”, u shpreh ai, duke u treguar si rrallë herë i sinqertë, edhe pse pa dashje.