Kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka postuar në faqen e saj në Facebook këtë foto që sipas saj tregon një moment emociones. Gjatë takimeve elektorale ajo ka parë pas shumë vitesh mësuesin e saj të fillores. “Çfarë ndjesie kur në një trotuar ka dalë të të presë e të të japë dorën njeriu që më kanë dhënë dijen. Doja ti përulesha profesorit tim. E përqafova gjatë duke gjetur një pjesë të vetes kur kam qënë e vogël”, - shkruan Duma në Facebook.