“Votohet kush punon, në të kundërt ndëshkohesh nga qytetarët”. Kjo është thënia që ka gjetur Elvis Roshi, kryetari i bashkisë së Kavajës për ta patur si slogan në garën që ai po zhvillon për të marrë një mandate të dytë. Me këtë thënie Roshi ua kalon edhe citateve ironike që qarkullojnë në internet nën emrin e Nard Ndokës, si “armët kimike janë kimike”, “uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë” etj. Ndoshta Roshi po rivalizon me Ndokën, pasi kryetari i PDK -së hyri në koalicion me PS -në për zgjedhjet vendore.