Flash

Fuga: Mos e ndalni fushatën elektorale, se është gallatë

Lapsi.al 6 May 2015
Fuga: Mos e ndalni fushatën elektorale, se është gallatë

Thirrja e KQZ drejtuar disa partive që të ndalojën fushatën elektorale deri më 22 maj kur ajo nis zyrtarisht, nuk ka kaluar pa u komentuar nga profesor Artan Fuga. Në një koment në faqen e tij në Facebook ai ironizon me këtë thirrje, duke thënë se shoqëria jonë është e mbytur nga politika dhe fushatat elektorale që nuk përfundojnë asnjëherë, prej 25 vjetësh. Fuga shprehet se nëse mbyllet fushata, qytetarëve u hiqet teatri, filmi serial, kinemaja, youtube apo kënaqësia e jetës.

"Sa bukur, sa bukur...Shume bukur. Komisioni i zgjedhjeve paralajmeron partite qe te mos e fillojne tani fushaten elektorale por nje muaj para dites se zgjedhjeve...Nuk ka faj, ashtu ja imponon ligja. Ne qytetaret kemi te drejte te mendojme : Aaaaaa ka rregulla ketu....Cfare mo cfare? Po ne jemi ne fushate elektorale gjithe vitin mo...Shtate dite mbi shtate, 24 ore mbi 24... Une as e dalloja se kishte ndodhur nje ndryshim dhe se kishte nisur fushata e korrje shirjeve. Ketu gjithcka eshte politizim, nga mengjesi deri ne darke, nuk ka as arsim, as kulture, as gazetari vetem politike si forma me e ulet e aktivitetit intelektual masiv . Mos ndaloni asgje...ju kam rixha. Le ta vazhdojne fushaten politike 25 vjecare pa pushim. Na eshte kthyer ne gjendje mendore normale. Po na hoqet spektaklin politik zere se na hoqet teatrin, filmin serial, kinemane, youtube-in, na hoqet kenaqesine e jetes. Tifo futbolli, erotike dhe politike. Ja tre ushqimet e sklleverve..."

Të këshilluara

Vangjel Dules nuk i shqiten çamët

Vangjel Dulen nuk po e lënë rehat çamët. Ata i vajtën në koalicioni qeveritar dhe duket se kjo është një prej arsyeve që PBDNJ do të dalë e vetme në zgjedhje. V...

15:54

Therrje në mes të Tiranës

Skena e kurbanit ka ndodhur këtë pasdite në kryqytet buzë lumit të Lanës. Një qytetar kishte lidhur kokëposhtë prenë e tij dhe pasi e therri, po i rripte lëkurë...

17:42

Thaçi në mbrojtje të Mbretit

Të shtunën qendra e Prishtinës u mbush me qindra protestues të opozitës kundër kapjes së shtetit. Në krahun tjetër ...

20:53

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI