Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Shqip” të Top Channel është parë me disa probleme të vogla shëndetësore. Rama kishte të skuqura në syrin të djathtë. Këtë e kanë vënë re shumë shikues ndërsa e kanë veçuar edhe disa media të Kosovës si “Zëri”.
Po gjatë ditës së djeshme edhe aktori i famshëm hollivudian Brad Pitt është me shenja të sikletshme në fytyrë. Aktori sqaroi se ajo që i kishte ndodhur ishte një rrëzim nga shkallët. “Kjo ndodh kur përpiqesh të vraposh nëpër shkallë në errësirë, me krahë plot dhe i veshur me shapka. Edhe pse mundohesh të mbrohesh, rezultati është një shenjë në fytyrë”, - tha Pitt. Rama ende nuk ka dhënë një shpjegim për syrin e tij të djathtë...



