Flash

Gjykata e dënon me 2 vite burgim, Xhelal Mziu poston foto në Facebook

Lapsi.al 10 April 2015
Gjykata e dënon me 2 vite burgim, Xhelal Mziu poston foto në Facebook

Edhe pse Gjykata e Tiranës e dënoi sot në mesditë me 2 vite burg, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, vazhdon i qetë detyrën e tij. Të paktën kjo kuptohet nga faqja e tij në Facebook, ku para 30 minutash Mziu ka postuar një album fotografish gjatë inspektimit të punimeve në rrugën “Kozare”. Mziu, i veshur me kostum ngjyrë blu takohet me banorë të zonës, flet për mediat dhe sheh nga afër investimin e bashkisë që drejton. Po kështu, para pak minutash ai ka shpërndarë edhe foto gjatë takimit të së premtes me qytetarë të zonës së tij, një ritual që në një farë mënyre Mziu e ka të huazuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Edhe ky i fundit takohet me qytetarët cdo fundjavë./Lapsi.al/

Të këshilluara

Targa e çuditshme PI DH

Targa e kësaj makine mund të duket shumë normale në rrugët e Europës ku është shkrepur edhe foto, por në kontekstin shqiptar me siguri do të shkaktonte homor e ...

11:49

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI