Flash

Tirona Fanatics rrezikojnë të shpërbëjnë mazhorancën

Lapsi.al 8 April 2015
Tirona Fanatics rrezikojnë të shpërbëjnë

Fakti që kandidati jozyrtar për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, qe sot në stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur bardh e blutë e kryeqytetit tërhoqi vëmendjen e shumë politikanëdashësve. Mirëpo ajo që habiti më së tepërmi, sipas gazetarit tonë, ishte çasti kur tifozat e Tirona Fanatics nisën të këndonin “Erjon Braçe bibilushi…lalala”. Mësohet, se në këto momente, kandidati jo zyrtar i socialistive është ngritur në këmbë dhe ka filluar të këndojë edhe ai “Erjon Braçe bibilushi…lalalala”. Kjo duket se ka habitur jo vetëm shoqëruesit e tij por edhe kolegun Balla i cili pasi e tërhoqi prej mënge e detyroi të ulej në stol.

Nga burimet pranë kandidatit jozyrtar, mësohet se arsyeja që e shtyu të ngrihej atë ishte dëshira e tij për të qenë sa më pranë “Fanaticsave” gjatë koreve të tyre. Mirëpo i menjhershëm qe edhe reagimi i Erjon Braçes i cili mësohet t’i ketë kërkuar z. Veliaj një interpelancë për reformën e pensioneve të enjten e ardhshme. Firmat, zoti Braçe mësohet se do t’i mbledhë nga tifozat e Partizanit që ndodhen në parlament dhe gjithashtu edhe prej deputetëve të Laçit.

Pas çështjes Doshi, kjo është një tjetër minë me sahat e vendosur pranë mazhorancës së një milion votave që rrezikon shpërbërjen./Diary of Tirana/

Të këshilluara

Targa e çuditshme PI DH

Targa e kësaj makine mund të duket shumë normale në rrugët e Europës ku është shkrepur edhe foto, por në kontekstin shqiptar me siguri do të shkaktonte homor e ...

11:49

Nard Ndoka përshëndet eklipsin spanjisht

Ironia që karakterizon çdo thënie të deputetit Nard Ndoka, është përqëndruar tashmë tek fenomeni i rrallë që pushtoi botën, paraditen e së premtes. Sipas këtij ...

10:44

Në ç’vit jetojmë sipas News 24?

Eklipsi i pjesshëm i Diellit mbajti me sytë nga qielli miliona njerëz në botë. Në Shqipëri mjaft televizione e transmetuan at...

10:26

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI