Erion Veliaj duket se e ka kuptuar që “fiqtë” që ai thotë se ka shitur, nuk i ha njeri. Fillimisht ai u vu në lojë nga Pandeli Majko. Në një takim elektoral tregoi se çfarë i kishte thënë një qytetar pasi kishte dëgjuar historinë e Erionit me fiqtë” Kam fiq te shtëpia, duhet të bëhem si Erion Veliaj”, rrëfeu Majko. Historia e Veliajt me fiqtë është bërë objekt ironie edhe në kampin kundërshtar. Duke e kuptuar gafën ai po përpiqet ta rikuperojë dëmin. Sot në një takim ai tha se Halim Kosova tallej me të se ai kishte shitur fiq. “Tallet me modelin e dikujt që ka bërë gjithçka” u shpreh ai. Siç po e fakton edhe vetë Erioni, historia e fiqve ka për ta ndjekur nga pas për një kohë të gjatë.