Është e famshme kënga që iu këndua Ilir Metës nga një banor i Skraparit, vargjet e së cilës mbartin edhe filozofinë e LSI –së”: Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta e LSI –ja”. LSI po ua “qan hallet” qytetarëve të çdo shtrese edhe në këto zgjedhje. Shembull i kësaj është edhe kjo foto. Një familje të varfër që i mungojnë edhe xhamat e dritares, LSI i ka dhuruar flamurin e saj për t’u mbrojtur nga i ftohti apo edhe dielli. Kjo familje mund të ketë edhe halle të tjera, por për ato ndoshta duhet të presë me qetësi e dashuri zgjedhjet e tjera, ku flamujt e LSI mund të shpërndahen edhe për çarçafë apo mbulesa.