Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja ç'ndodh në trupin tuaj gjatë orgazmës

Lapsi.al 29 April 2015
Ja ç'ndodh në trupin tuaj gjatë orgazmës

A keni menduar ndonjëherë çka ndodh në mendjen dhe trupin tuaj gjatë orgazmës? Çka e bën trupin tuaj të ketë kënaqësi kaq të mëdha? Dhe, si ndryshon orgazma mes burrit dhe gruas? Të kuptoni se çka ndodh me trupin tuaj (dhe trupin e partnerit tuaj) gjatë kulmit të kënaqësisë seksuale mund t’ju ndihmojë që të arrini thëllësi të reja në përmbushjen e intimitetit. Në fund, ka shumë më shumë orgazmë.

Nga nervat deri tek truri: Gjatë orgazmës, trutë tanë janë të përmbytur me informacion, të dyja këto nga gjendja e psikikës dhe nervave ne rajonin gjenital. Ka miliona mbaresa nervore në labia klitoris, hapjen vaginale, penisit, testiset dhe perineum, të gjitha këto të çojnë në ndjenja shumë të kënaqshme kur stimulohen. Kur këto mbaresa nervore janë të stimuluara, ato ngrejne tërë procesin në lëvizje. Ne shpesh duhet të jemi të angazhuar mentalisht qoftë edhe nga partneri ynë, një fantazi seksuale, një film apo libër erotik, për ta ndezur zgjimin tonë për t’i vazhduar gjërat të tej.

Zgjimi i kënaqësisë në qendrën trurnore: Pasi jeni i stimuluar, nervat tona dërgojnë mesazhe në qendrën e kënaqësisë së trurit, e njëjta pjesë e trurit që reagon kur hamë diçka të shijshme – diçka si çokollata e zezë. Duke bërë orgazmë jo vetëm që mund të aktivizoni qendrën e kënaqësisë, por gjithashtu ngacmon mendjen tonë deri në atë pikë që përkohësisht të bën të ‘humbësh kontrollin’. Një studim i fundit që u krye në Universitetin e Groningenit në Holandë, tregon se kur burrat dhe gratë arrijnë orgazmë, korteksi anësor orbito-frontal shuhet përkohësisht. Ky është rajon i trurit përgjegjës për kontrollin e sjelljes. Nuk është çudi që secilin e kënaq orgazma– ajo jo vetëm që të bënë të ndiheni mrekullueshëm, por gjithashtu i jep atyre mundësi të thjesht, ‘lëre të shkojë’.

Shumë femra dëshirojnë të përkëdhelen pas seksit. Gjatë orgazmës, truri ynë është i përmbytur me oksigjen, i cili është mjaft i fuqishëm dhe na frymëzon për ndjenja intime. I njohur si ‘hormoni përkëdhelës’ Oksitocina ju bën të ndiheni më të lidhur me partnerin tuaj. Sidoqoftë, meshkujt kanë nivel më të lartë të testosteronit në tru, e cila mund të shkaktojë efektet e oksitoksinës. Kjo mund të shpjegojë pse meshkujt bëjnë seks ‘të rastësishëm’, pa ndjenja të intimitetit, përderisa gratë mund të ndjehen të lidhur edhe pas vetëm një natë. Këto hormone të ndryshme mund të shpjegojnë pse gratë dëshirojnë të përkëdhelen pas seksit, por meshkujt parapëlqejnë që të pinë ndonjë gotë ujë apo të flejnë.

Natyrisht, disa gra nuk janë në humor për t’u përkëdhelur pas seksit dhe disa burra janë rrëfyer që kanë dëshirë që të qëndrojnë afër me partneren e tyre në çdo kohë, sidomos pas seksit. Dhe disa gra kënaqen me qëndrimin e tyre një natë derisa disa meshkuj dëshirojnë të jenë të përgatitur para se t’a gjejnë partnerin e tyre. E gjitha vjen në varësi nga individi, por duket sikur trupat e meshkujve dhe femrave bëjnë gjëra të ndryshme dhe përvojë, kur vjen fjala te orgazma. Të dish këto dallime është sqaruese dhe gjithashtu ju ndihmon meshkujve dhe femrave të ndërtojnë ura lidhëse të hendeqeve gjinore dhe të kënaqen me një seks të mirë dhe unik.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI