Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

E dini ç’ndodhi më pas, me çiftin që u kap duke bërë seks në zyrë?

Lapsi.al 1 April 2015
E dini ç’ndodhi më pas, me çiftin që u kap duke

Së pari, humbën punën. Ajo e mbylli profilin e saj në Facebook, dhe fluturoi nga Zelanda e Re për t’u kthyer në Anglinë e saj dhe tani po punon që shkatërrojë çdo lidhje të saj me të kaluarën. Janë këto disa nga pasojat e tradhtisë që po paguajnë kjo grua dhe ky burrë, të kapur duke bërë seks në një zyrë të Marsh LTD, një kompani e siguracioneve australiane. Imazhet e raportit të tyre seksual, pa u shqetësuar të mbyllnin perdet apo të fiknin dritën që u kapën nga klientët e një pub-i përballë u publikuan në Facebook. Gazeta nga e gjithë bota e botuan lajmin duke publikuar edhe foto të të dyve.

Pas dy muajsh heshtje mbi këtë çështje, ndodhi që në fillim të shkurtit dikush foli për ta. “Ajo është një vajzë e bukur, por ishte e pavetëdijshme dhe bëri një gabim të madh që pati pasoja te shumë njerëz” – tregoi një burim për gazetën “The New Zealand Herald”. Punonjësja 26-vjeçare nuk e ka pranuar reagimin e medias për këtë çështje. “Nuk është fare krenare për atë që ka bërë, - shtoi burimi, - tani dëshiron të fshijë çdo raport dhe të lërë gjithçka pas krahëve.

Burri është një 50-vjeçar, i martuar dhe baba i dy fëmijëve 15 dhe 19 vjeç nuk ia tregoi menjëherë bashkëshortes tradhtinë. Për ta informuar atë ishin imazhet e shpërndara në Facebook. Nuk është e qartë nëse gruaja e ka falur. Ajo që dihet është se zyrtarisht e humbi punën për shkak të sjelljes së tij dhe vajzës së re. Një çmim shumë i lartë për t’u paguar për atë që duket se nuk ishte as një histori dashurie. Ata të dy nuk vijuan historinë e tyre duke kërkuar të kalonin një kohë reflektimi./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI