Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gishtat e dorës tregojnë nëse ai është një mashkull besnik

Lapsi.al 31 March 2015
Gishtat e dorës tregojnë nëse ai është një

Psikologë nga universitete prestigjioze kanë kryer një studim në 600 meshkuj dhe femra për të zbuluar nëse ka një lidhje mes shprehive seksuale dhe formës së duarve.

Gjithçka lidhet ne nivelin e hormoneve në gjak që kanë ndikim të madh te duart dhe sidomos te gishtat. Studiuesit thonë se e besojnë se njerëzit që e kanë më të gjatë gishtin e unazës kanë qenë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të hormoneve. Ata erdhën në përfundim se meshkujt që e kishin gishtin e unazës më të gjatë se gishti tregues, kanë më shumë tendencë për të mashtruar, ndërsa personat me gjatësi të njëjtë të këtyre dy gishtave cilësohen si më besnikë.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto dallime janë shumë delikate dhe të dukshme vetëm nëse shikohet nga një numër i madh i njerëzve. Në fakt, ne nuk mund të parashikojmë me saktësi se kush do të jetë më pak apo më shumë besnik” – thotë Dr. Rafael Vlodarski në univerzitetin e Oksfordit, duke shtuar se sjellja e njeriut ndikohet nga faktorë të shumtë. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI