Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vajza me menstruacione, fotoja që tronditi rrjetet sociale (KUJDES! Imazhe shqetësuese)

Lapsi.al 30 March 2015
Vajza me menstruacione, fotoja që tronditi rrjetet sociale (KUJDES! Imazhe

Rupi Kaur, poetja indiane e besimit Sikh dhe që studion në Universitetin e Waterloo në Kanada, ka marrë një ndjesë zyrtare nga rrjeti social Instagram për heqjen dy herë të një fotoje që bënte pjesë e një projekti fotografik ku tregohej një vajzë “e përgjakur” nga menstruacionet. Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja përse Instagram e hoqi 2 herë këtë foto që ka argumentuar se është në kundërshtim me linjën e ndjekur nga komuniteti. Debati i madh i hapur në rrjetet sociale bërë që në fund të fitojë “liria e shprehjes” dhe fotoja të rikthehet në vendin e saj.

Artistja ka reaguar duke e falënderuar Instagram për kthimin mbrapsht. “Keni fshirë një foto të një femre që është tërësisht e veshur gjatë menstruacioneve dhe keni deklaruar se ishte kundër linjës suaj drejtuese kur në fakt linja juaj e pranon edhe këtë foto. Fotoja është në pronësinë time. Nuk sulmon asnjë grup. Nuk është virus. Meqë nuk sulmon askënd unë do ta postoj sërish”- tha Rupi Kaur.

Instagram nga ana e tij kërkoi ndjesë. “Kur skuadra jonë merr sinjale nga anëtarë të tjerë të komunitetit ndodh që të bëjmë edhe gabime. Në këtë rast kemi hequr një foto dhe më pas punuam që ta rregullojmë problemin sapo u njoftuam. Kërkojmë ndjesë për problemin që shkaktuam”.

Fotografja 22-vjeçare mori shumë mbështetje në internet në “betejën e saj” për të rikthyer foton. “Mbështetja e miqve të mi është prekëse. Ndoshta dikujt i duket diçka e kotë, por kjo foto ka bërë bashkë burrat dhe gratë në luftë për lirinë e shprehjes dhe për shprejhen e anës femërore sa më natyrale. Është një fitore për të gjithë ne. Nuk e mendoja që do të bëhej një çështje kaq e madh, pasi është vetëm “një njollë e kuqe” – tha Kaur./lapsi.al/

Të këshilluara

E keni provuar me kufje në vesh

Nëse keni dëshiruar gjithmonë të ndizeni para se të shkoni në shtrat, por pa u dashur të ndiqni tonelata të tëra me...

21:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI