Flash

Rrëfimi i Olta Xhaçkës për martesën me Tanin dhe shtatzaninë

Lapsi.al 19 January 2015
Rrëfimi i Olta Xhaçkës për martesën me Tanin dhe

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj të parë. Në përpjekje për të zbuluar më shumë detaje nga ajo që po ndodh me jetën e saj pas martesës me deputetin Artan Gaçi ajo ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”. “Kam qenë pak fanatike që zhvillimet në jetën time të ndodhin sa më larg mediave apo gazetave, për aq sa është e mundur. Po kaloj një periudhë të qetë, shumë të lumtur, duke qenë se bëhem nënë për herë të parë dhe emocionet që më kanë përshkuar këto kohë kanë qenë shumë të bukura e të veçanta në përjetimin tim – thotë Olta. Ajo zbulon se çifti po pret një vajzë, gjë që për të është një kënaqësi më shumë ndërsa për emrin thotë se nuk ka menduar ende. “Gjithmonë kam dashur një vajzë, meqë më pyesni për preferenca paraprake e, me sa duket, dëshira ime do të plotësohet”.

Olta ka zbuluar se miqësia me Tanin u forcua gjatë grevës së urisë në bulevard. “Nuk kanë qenë as batutat e as shkëmbimet e shpenguara që na kane bërë t’i biem në sy njëri-tjetrit. Ka qenë një miqësi e fortë e lidhur në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë...”.

Xhaçka gjen rastin edhe të thumbojë se nuk është martuar në një kala (siç bëri ministri Veliaj). “Për ne ishte e rëndësishme që të mos abuzohej me informacionin, siç në fakt u bë me tendencë ose gabimisht në disa media, a thua se ceremonia zhvillohej në Kala të Prezës e për disa, në Kala të Petrelës, kur në të vërtetë ceremonia zhvillohej në një lokal në të dalë të Tiranës, te një miku ynë artist, që i jemi shumë mirënjohës për gjithçka na vuri në dispozicion”. 

Të këshilluara

Bleona shigjeton Rezarta Shkurtën?

Bleona ka provokuar sërisht! Por kësaj here jo vetëm me foton thuajse lakuriq, por edhe me përshkrimin e dykuptimtë, që shoqë...

16:04

A i ka bërë buzët Luana Vjollca?

Të bësh buzët, ditët e sotme, është një nga mënyrat më në modë të shprehjes së sensualitetit. Por, çështja është, t'i bësh ato natyralisht (duck face), apo nëp...

12:32

Rikthehet @rezartashkurta

Pasi humbi "gjurmët" për plot një ditë, këngëtarja Rezarta Shkurta është rikthyer në rrjetet sociale më një llogari të re në Instagram. Lapsi.al iu informoi men...

08:49

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI