Flash

Milan Fashion Show/ Ja kush ishin të ftuarit, mes tyre edhe personazhe shqiptarë

Lapsi.al 17 January 2015
Milan Fashion Show/ Ja kush ishin të ftuarit, mes tyre edhe personazhe

Të shtunën e 16 janarit në Milano është çelur “Java e Modës”, ku firma e famshme DSQUARED ka prezantuar koleksionin e ri, njëkohësisht ka festuar edhe 20-vjetorin e krijimit. Vëllezërit Dean & Dan, ishin kujdesur të krijonin atmosferën festive, që nga sfilata me modelët më të mirë të momentit e deri të ftuarit; personazhe të njohur botërorë. 

Nga Paris Hilton tek ylli i muzikës ‘black’ Mary J Blige, ishin emrat që i dhanë një tjetër dimension shfaqjes së modës nga DSQUARED.

Gjithashtu në ‘magazinën’ ku u organizua pasarela, nuk munguan edhe personazhe shqiptarë. Modelja Aurela Hoxha menjëherë pas sfilatës u pa në krahët e vëllezërve kanadezë prej të cilëve kishte marrë edhe ftesën e personalizuar. 

Fotografi Endrit Mërtiri shfrytëzoi rastin për të takuar një nga të preferuarit e tij, fotografin e njohur të modës Giampaolo Sgura. 

Modelja e re shqiptare Dorina Gegiçi, një yll në ngjitje në fushën e modës, duket se tërhoqi vëmendjen e kolegëve të saj meshkuj, të cilët menjëherë pas sfilatës, e rrethuan me puthje bukuroshen nga Durrësi. 

Të këshilluara

Rikthehet @rezartashkurta

Pasi humbi "gjurmët" për plot një ditë, këngëtarja Rezarta Shkurta është rikthyer në rrjetet sociale më një llogari të re në Instagram. Lapsi.al iu informoi men...

08:49

Greta Koçi: S’jam jetime

Këtë pasdite është publikuar video më e re e motrave Koçi, që shënon edhe bashkëpunimin e parë mes dy kë...

17:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI