Flash

Rosela Gjylbegu: Humba babain, fitova kilogramë në peshë

Lapsi.al 14 January 2015
Rosela Gjylbegu: Humba babain, fitova kilogramë në peshë

Në një intervistë të fundit, këngëtarja Rosela Gjylbegu ka treguar një moment dramatik nga jeta, që solli edhe një “transformim” në pamjen e saj: “Gjithçka mendoj se lidhet me gjëndjen time emocionale dhe psikologjike, pasi para dy vjetësh e gjysmë unë humba babain tim, moment shumë i vështirë për mua. Besoj e kuptoni që kur humb një njeri aq të rëndësishëm, humb diçka nga vetja. Siç duket, nga stresi nga pagjumësia e nga një periudhë shumë e ngarkuar emocionale, i rifitova ca kilogramë më tepër. Pra, jo nga ushqimi i tepërt, por nga prishja e regjimit apo e një ekuilibri mes gjumit, ushqimit dhe gjendjes sime emocionale. Më pas kuptova që duhet të bëja kujdes dhe kështu fillova të rigjej ekuilibrin e përditshmërisë sime.”

E shfaqur në skenën e festivalit Kënga Magjike dhjetorin e shkuar, në formë të mirë fizike, këngëtarja nga Shkodra ka rrëfyer gjithashtu se si arriti të mposhtë kilogramët e tepërt: “Kam humbur 8 kilogramë për një periudhë gjashtëmujore dhe ndihem shumë mirë. E thashë që angazhimi për festivalin “Kënga Magjike” ka ndikuar shumë, pasi unë kur kam aktivitete dobësohem. Gëzoj si fëmijë ato ditë nga adrenalina, qejfi dhe emocioni. Unë humbas shumë gjatë asaj periudhe, e kështu më ka ndodhur gjithmonë.” 

Të këshilluara

Kush e kërcëon Lek Plepin?

I famshëm prej rrjeteve sociale dhe i njohur me emrin e artit të tij Lek Plepi, duket se është në një situatë të rreziks...

21:56

Anjeza Maja dashuron...

Po bëhen të shpeshta shfaqjet në publik të Anjeza Majës, ku duket e shoqëruar nga alkooli. Mjafton t'i hedhësh një sy profileve të saj në rrjetet sociale dhe më...

19:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI