Nuk kanë munguar problemet teknike në natën finale të "The voice of Albania 4". Pas këngës së parë të kënduar nga Aslajdo, moderatori Ledjon Liço u zgjat te komentet e jurisë ndërsa pas tyre kërkoi një shkëputje publicitare. Kjo për të fituar kohë për rregullimin e defektit teknik të zërit. Shkëputja publicitare zgjati pak me shumë se zakonisht dhe me rikthimin në studio, Ledioni pranoi problemin. Ai tha se gjëra të tilla ndodhin në transmetime LIVE. Për të fituar kohë ai nisi një bisedë me konkurrentët, më pas futi një kolazh me batuta të netëve të kaluara për tu rikthyer në një bisedë me anëtarët e jurisë. Vetëm pas minutave të tëra të konkurrentët nisën sërish të këndojnë dhe problemi të rregullohej.
Por rregullimi i çështjeve teknike ka sjellë një moment tensioni mes anëtarëve të jurisë dhe sidomos mes Sidrit Bejlerit dhe Elsa Lilës. Sidritit iu duk e papërshtatshme kënga e përzgejdhur nga konkurrentja e Elsës çka nxitur reagimin e fortë dhe emocional të Elsës. Çështja u duk sikur u zgjidh me ndërhyrjen e moderatorit Ledion Liço por “akulli” i krijuar mes dy anëtarëve vijoi të ndihej edhe më tej.