Flash

Gjeni papagallin në foton e Twitter-it të Ramës

Lapsi.al 9 December 2014
Gjeni papagallin në foton e Twitter-it të Ramës

Ndonëse për një vizitë zyrtare në Bruksel, Kryeministri Rama ka gjetur kohë të shkëmbejë edhe mjaft replika me kundërshtarët politikë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një foto të postuar në orët e pasdites, kreu i qeverisë shqiptare mban në dorë një papagall prej pellushi duke e shoqëruar me një pyetje: “Dike po me kujton ky po juve ju kujton ndonje?” Kanë qenë të shumta aludimet në rrjetet sociale se kush është papagalli, por ka patur edhe disa komentues të vëmendshëm që i kanë kujtuar kryeministrit se edhe ai vijon të përsëritë veten. Në takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama ka përsëritur frazën që e thotë shpesh në takime me europianë se: “Ballkani ka nevojë për Europën, aq sa dhe Europa ka nevojë për Ballkanin”. Të tjerë thonë se edhe përsëritja e kravatave me ngjyra është një aksion i dalëboje.

Të këshilluara

Ta ndash gruan për një foto

Një burrë vendosi ta divorcojë bashkëshorten pasi i bëri një foto pak çaste para se të nisej në një udhë...

11:52

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI