Flash

Shqiptarët mbushin rrugët e Nju Jork me flamuj pa marrë leje

Lapsi.al 27 November 2014
Shqiptarët mbushin rrugët e Nju Jork me flamuj pa marrë leje

Fotoja më sipër është publikuar nga portali “silive.com” dhe tregon bulevardin “Hylan” në Nju Jork. Aty janë vënë re disa flamuj shqiptarë, në përkujtim të 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në krah të tyre ndodhen të varur edhe flamujt amerikanë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë pasi nuk e njohin flamurin shqiptar.

Thuhet se flamujt u kanë rënë në sy zyrtarëve të zonës të cilët kanë deklaruar se për të bërë një gjë të tillë duhet leje e veçantë. Në krahun tjetër shqiptarët që jetojnë në SHBA janë ndjerë krenarë për vendosjen e simbolit të tyre në shenjë të përvjetorit së pavarësisë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI