Flash

Obama: E dashuroj Meryl Streep. I shoqi e di. Edhe Mishel e di.

Lapsi.al 26 November 2014
Obama: E dashuroj Meryl Streep. I shoqi e di. Edhe Mishel e di.

Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar me medaljen presidenciale të lirisë 18 artistë, politikanë, studiues dhe aktivistë, mes tyre aktoren Meryl Streep, kantautorin Stevie Wonder, shkrimtaren Isabel Allende dhe lojtarin e golfit Charlie Sifford. Përpos vlerësimit objektiv për kontributin e tyre, Obama shprehu dashurinë dhe admirimin për Streep edhe me batutë: “Unë e dashuroj Meryl Streep, e kam thënë publikisht, të gjithë e dinë, burri i saj e di, Mishel gjithashtu e di, por askush nuk mund të më ndalë ta dua” - u shpreh Obama.

Meryl Streep ka fituar tre çmime Oskar dhe është aktorja më e nominuar e Akademisë në të gjithë historinë hollivudiane. Kurse për Stevie Wonder, Obama tha se ishte thuajse 11 vjec kur kishte blerë për herë të parë albumin e tij, me lekët e veta.

Ai tha se ka pasur një influencë të madhe nga këngët e tij dhe dashuria e përcjellë prej tyre. Stevie Wonder është një nga këngëtarët më popullor të të gjitha kohërave dhe është vlerësuar me 22 Grammy Awards. Ai ka shitur shitur mbi 100 milionë albume. Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu edhe shkrimtaren e famshme kilianoamerikane Isabel Allende, e njohur për stilin e saj të realizmit magjik.

Ajo është autore e romanit shtëpia e shpirtrave, paula etj. Alende eshte kushërirë e ish-presidentit kilian Salvador Allende, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1980. U vlerësuan edhe tre aktivistë të të drejtave të njëriut si James Chaney, Andrew Goodman dhe Michael Shverneri, të cilët u vranë në 1964 gjatë trazirave të Misisipit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI