Lulzim Basha nuk njihet të ketë patur ndonjë karrierë në sport, por mesa duket opozita e detyruar “të bëjë gati” grushat. Thënë kjo vetëm për shaka, pasi Basha ka pozuar me grushtat e mbledhur në një takim që pati me një 15-vjeçarin Bekim Basha, kampion europian në karate. I riu është djali i politikanit Murat Basha. Në rrjetin social facebook ai shkruan: “Kujtim i jashtëzakonshëm. Ditën e Premte 14.11.2014, kryetari i Bashkisë Tiranë z.Lulzim Basha, priti Karateistin e K.S Tirona, Bekim Basha dhe tajnerin e tij Parid Dule, për rezultatet e arritura në sport. Foto e veçantë, ky pozicion është simbol i karateisteve. Se mos trembet nonjoni para protestës….?” - shkruan Murat Basha. /lapsi.al/