Një urim i veçantë ka ardhur sot nga nxënësit e një klase në Kinë. Urimet na i transmeton mësuesja e tyre shqiptare, e cila u mëson atyre të flasin anglisht. Mësuesja quhet Eda Peshku dhe ajo ka organizuar këtë urim special nga nxënësit kinezë, në Festën e Flamurit të shqiptarëve. Urimi është përcjellë nga nxënësit të cilët mbanin veshje me simbolet e flamurit shqipëtarë dhe mbanin të lidhura duart në formën e shqiponjës./GazetaEkspress/